Shkup, 25 shtator – Shkupi renditet në vendin e 172 në mesin e qyteteve më të sigurt në botë me përfaqësimin e krimit në 43.86%.
Qyteti më i sigurt në botë është Abu Dabi, tregon një studim i ueb faqes Numbeu. Në këtë qytet krimi përfaqësohet me vetëm 12%, ndërsa në vendin e dytë në botë rangohet Doha, transmeton Gazeta KOHA.
Tirana është në vendin e 186, dhe krimi në këtë qytet është me 42.81%, Novi Sad në vendin 169 me krim 11.01%.
Në mesin e dhjetë vendeve më të sigurta në botë janë edhe Bazeli, Singapori, Kebeku, Osaka, Tokio dhe Berlini.
Sofja është në vendin e 167 nga gjithsej 345 qytete dhe ka indeks prej 44%. Afër Shkupit të ranguar janë edhe Milano, Geteburgu dhe Moska.
Spliti është në vendin 249, ndërsa Selaniku në vendin e 254 të listës.