Shkup, 18 shtator – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në emër të kryeministrit Zoran Zaev ka ka parashtruar para Kuvendit listën me propozimet për zëvendësministra, transmeton koha.mk.
Për zëvendësministra janë propozuar:
– Bashkim Hasani, zëvendësministër në Ministrinë e mbrojtjes;
– Nazim Bushi, zëvendësministër në Ministrinë e punëve të brendshme;
– Agim Nuhiu, zëvendësministër në Ministrinë e drejtësisë;
– Ilhan Rahmani, zëvendësministër në Ministrinë e sistemit politik dhe marrëdhënieve mes komuniteteve;
– Fatmire Isaki, zëvendësministër në Ministrinë e punëve të jashtme;
– Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër në Ministrinë e financave;
– Zoran Manevski, zëvendësministër në Ministrinë e ekonomisë;
– Trajan Dimkovski, zëvendësministër në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave;
– Ilir Hasani, zëvendësministër në Ministrinë e shëndetësisë;
– Arafat Shabani, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës;
– Enver Husein, zëvendësministër në Ministrinë e punës dhe politikës sociale;
– Zoran Dimitrovski, zëvendësministër në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale;
– Sedat Sulejmani, zëvendësministër në Ministrinë e kulturës;
– Aleksandar Bajdevski, zëvendësministër në Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës;
– Bekim Rexhepi, zëvendësministër në Ministrinë e transportit dhe lidhjeve;
– Hristina Oxhaklieva, zëvendësministër në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.
Së bashku me listën e zëvendësministrave janë parashtruar edhe biografitë e kandidatëve. (koha.mk)