Shkup, 4 prill – Komisioni për parandalim të korrupsionit, siç ka informuar më herët, në ueb faqen e vet ka publikuar regjistrin e veturave zyrtare të organeve shtetërore, shërbimeve, ndërmarrjeve dhe komunave që nuk kanë të drejtë t’i keqpërdorin gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale më 21 prill, gjegjësisht me 5 maj, transmeton gazeta Koha.
Në bazë ka të dhëna për llojin e veturave, në pronësi të kujt janë, kur janë të prodhuara dhe numrin e targave të regjistrimit.
Pjesëtarët e Komisionit për parandalim të korrupsionit nuk kanë kompetenca të shkojnë të terren dhe të hetojnë nëpër fushata, por prandaj secili qytetar mund të paraqesë parregullsi, ndërsa fletëdenoncimi është publikuar edhe në sajtin e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit. Keqpërdorimet, për shembull, me veturat zyrtare mund të dokumentohen edhe me fotografi.
Kryetarja e këtij komisioni, Biljana Ivakovska, ka thënë se deri tani nuk janë hapur lëndë në lidhje me zgjedhjet, por se të gjitha informatat arrijnë deri te ata. (koha.mk)