“The Death List” është faqja e njohur kudo në botë për parashikimet e saj të çuditshme. Vitin e kaluar parashikoi disa nga vdekjet më të bujshme të botës dhe këtë vit kjo faqe ka vazhduar “traditën”. Këta janë personazhe të njohur, të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje apo janë në moshë të thyer.
BETTY WHITE. Aktore e njohur, shumë e dashur për publikun. Ajo është 96 vjeç.
DUKA I EDINBURGH. Bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth është 97 vjeç dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ishte edhe vitin e shkuar pjesë e listës.
PIERRE CARDIN. Emër i njohur në fushën e modës, krijuesi i markës luksoze. Ai është 96 vjeç.
Ish-presidentët e SHBA, Jimmy Carter dhe George Bush Senior, të dy 94 vjeç.
PAPA BENEDICT XVI. Ai ishte paraardhësi i Papa Franceskut, i cili hoqi dorë nga të qenit Papë me vullnetin e tij. Në moshën 91-vjeçare, faqja e ka futur në këtë listë.