Radja Nainggolan mbetet jashtë Botërorit. Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, udhëtoi të dielën drejt Romës për t’ia shpjeguar personalisht futbollistit vendimin e tij. Spanjolli e zbuloi takimin kokë më kokë që ka patur me mesfushorin e Romës gjatë konferencës për shtyp, ku publikoi listën me 28 futbollistë, e cila do të reduktohet në 23 brenda 4 qershorit.
“Nainggolan? Të gjithë e dimë që është një lojtar i madh, por kam vendosur të mos e grumbulloj për arsye taktike. Gjatë dy viteve të fundit kemi punuar me një sistem loje sulmues. E di që te Roma ka një rol shumë të rëndësishëm, çka nuk mund t’ia garantoj te Belgjika. E kam takuar në Romë dhe kemi folur gjatë. Nuk ishte vendim i lehtë për t’u marrë, e di që është një futbollist shumë popullor.”
Pak pas konferencës për shtyp të Roberto Martinez reagoi vetë Nainggolan, që komunikoi tërheqjen nga Kombëtarja e Belgjikës. “Për fat të keq, me shumë dhimbje përfundon karriera ime ndërkombëtare. Të jesh vetvetja ndonjëherë bezdis të tjerët. Nga sot do të jem tifozi kryesor.”
Interesant është fakti që në listën paraprake me 28 futbollistë është përfshirë edhe Adnan Januzaj, që zhvilloi një sezon për t’u vlerësuar në radhët e Real Sociedadit.
Ja lista me 28 lojtarë e Belgjikës, që do të reduktohet në 23 emra, përfundimisht
Portierë: Koen Casteels (Wolfsburg), Thibaut Courtois (Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Matz Sels (Newcastle)
Mbrojtës: Toby Alderweireld (Tottenham), Dedryck Boyata (Celtic), Laurent Ciman (Los Angeles FC), Christian Kabasele (Watford), Vincent Kompany (Manchester City), Jordan Lukaku (Lazio), Thomas Meunier (Paris Saint-Germain), Thomas Vermaelen (Barcelona), Jan Vertonghen (Tottenham);
Mesfushorë: Nacer Chadli (West Brom), Kevin De Bruyne (Manchester City), Mousa Dembele (Tottenham), Leander Dendoncker (Anderlecht), Marouane Fellaini (Manchester United), Youri Tielemans (Monaco), Axel Witsel (Tianjin Quanjian);
Sulmues: Michy Batshuayi (Chelsea), Christian Benteke (Crystal Palace), Yannick Carrasco (Dalian Yifang), Eden Hazard (Chelsea), Thorgan Hazard (Borussia Monchengladbach), Adnan Januzaj (Real Sociedad), Romelu Lukaku (Manchester United), Dries Mertens (Napoli).