Planet për një metropol të teknologjisë së lartë janë zbuluar në Dubai, transmeton gazetametro.net
E ashtuquajtur ‘Sheshi i Dubait’, kjo hapësirë do të jetë qendra më e madhe tregtare në botë, dhe brenda saj do të ketë edhe 100 fusha të futbollit.
Në këtë qendër tregtare do të ketë shumë arena zbavitëse, ku do të mund të mbahen shfaqje të ndryshme, koncerte dhe do të ketë një projektim 3D.
“Sheshi i Dubait i kalon kufinjtë e një ndërtimi modern dhe është i dizajnuar me një teknologji të gjeneratës së ardhshme”, ka thënë Emaar Properties, një nga planifikuesit e këtij projekti.
Struktura demografike është po ashtu shumë tërheqëse për shitësit që synojnë Lindjen e Mesme, pasi që ka një nivel shumë të lartë lindjeve dhe popullsia është shumë e re. Gjysma e popullsisë këtu janë nën moshën 25 vjeçare dhe shumë nga ata mund të bëhen profesionistë dhe kjo paraqet një treg të madh për dy dekadat e ardhshme”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se në Dubai gjendët edhe qendra tregtare e dytë më e madhe në botë, e cila në vit ka më shumë se 100 milion vizitorë.