Deputeti i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Shkumbin Demaliaj, është liruar edhe nga masa e arrestit shtëpiak.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar avokati i deputetit Demaliaj, Arianit Koci.
“Po është liruar dhe nuk ka asnjë masë ndaj tij tashmë”, ka thënë Koci.
Demaliaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.
Më pas i ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak. Me datë 4 tetor i ishte ndryshuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Edhe deputeti tjetër i NISMA-së, Milaim Zeka dje ishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak.
Të dy ishin arrestuar për kërcënime publike në media ndaj prokurorëve.