Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar nga të gjithat akuzat për krime lufte, kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun. Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Metro, avokati i Lushtakut, Arianit Koci. “Po, kërkesa ime për ta liruar Lushtakun nga të gjitha akuzat është miratuar nga Gjykata Supreme”, tha Koci. Lushtaku ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës.