Lirohet pas tri vjetësh pëllumbi i akuzuar për spiunazh!

29

Pas tre vitesh burg, policia indiane ka liruar nga burgu një pëllumb të akuzuar për spiunazh, shkruajnë mediat indiane. Pëllumbi, i cili i përkiste një peshkatari pakistanez, që fluturonte mbi territorin midis Pakistanit dhe Indisë, ishte kapur nga qytetarët indianë.

Pronari, i quajtur Habibulla, u kishte kërkuar indianëve që ta kthenin pëllumbin dhe të mos ia jepnin policisë. Megjithatë, transmeton Shekulli shkrimin e mediave të Indisë, banorët e zonës u bënë dyshues për një seri numrash të shkruara në këmbët e pëllumbave, duke i konsideruar ata një mesazh të koduar të destinuar për luftëtarët islamikë pro-pakistanezë që vepronin në territorin e diskutueshëm.

Pronari, megjithatë, gjithmonë ka pohuar se pëllumbi i tij ka marrë pjesë në gara dhe numrat ishin numri i celularit të tij për të telefonuar në rast humbjeje. Tani policia ka liruar pëllumbin, në paraburgim që nga tetori i vitit 2016, duke e liruar atë nga akuza për spiunazh, sepse në bazë të hetimeve, ato nuk ekzistonin.

Comments are closed.