Fituesi i shumëfishtë i Kupës Botërore në futboll, argjentinasi Diego Maradona u lirua sot nga spitali, ku ishte trajtuar nga një rutinë e gjakderdhjeve në stomak.
58 vjeçari dhe ish trajneri i klubit meksikan Dorados de Sinaloa, ishte diagnostikuar me sëmundje të quajtur hernia, që krijohet nga shtresa dhjamore në stomak, dhe iu nënshtrua operimit në Buenos Aires.
“Diego Maradona sapo u lirua nga Spitali dhe do të vazhdojë rikuperimin e tij në shtëpi”, ka thënë avokati i tij Matias Morla përmes një postimi në Twitter.
Ish lojëtari i Boca Juniors, Napolit dhe Barcelonës u bë i njohur për Spitalin viteve të fundit për shkak të problemeve të tij shëndetësore si pasojë e jetës që ai bënë si ikona e futbollit të shekullit 20-të. Ai ka pasur problem të vazhdueshme për shkak të përdorimit të Kokainës. Në vitin 2007 ai ishte shtrirë në një Spital në Buenos Aires për trajtimin e abuzimeve që bënte me drogë dhe alkool. Ai pritet të kthehet si trajner i klubit meksikan, pasi të rimarrë vetën.