Pak më shumë se 1milion euro në 7 vjet është shuma e mbajtur nga llogaritë rrjedhëse nga Gilberto Baschiera, ish-drejtuesi i degës Forni di Sopra (fshati i vogël malor i Udines) i Bankës Kreditore të Carnia dhe Gemonese.
50-vjeçari tërhiqte para nga llogaritë e klientëve më të pasur dhe ia shpërndante ato të varfërve.
“Klientët duhen ndihmuar që ata të mos mbeten zbuluar nga ana financiare. Ato para do t’i ktheja gjithsesi”, tha ai. Prokuroria e Udines nuk mund të ngrinte ndaj tij akuzën për përvetësim apo mashtrim, sepse Gilberto Baschiera nuk ka mbajtur asnjë euro për vete.
Ndaj tij duhet të ishin dhënë dy vjet burg, por hetimet u pezulluan. Madje drejtorit të bankës i dhanë edhe shpërblim.