Deputeti Milaim Zeka është liruar nga arresti shtëpiak, për të cilin ishte vendosur që të zgjatej 1 muaj nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, në shtatorin e këtij viti.
Këtë e konfirmoi për Zërin vet deputeti.
“Po jam liruar. Për momentin jam në Selanik”, tha Zeka në një përgjigje telefonike.
Zeka ishte arrestuar më herët pasi e kishte kërcënuar prokurorin Afrim Shefkiu duke i thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht. /ZERI