Autoritetet franceze kanë liruar me kusht Ramush Haradinajn. Lirimin me kusht të Haradinajt e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci. Seanca është mbajtur vetëm për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes për lirimin ose jo të tij me kusht. Lirimi me kusht ia kufizon Haradinajt ardhjen në Kosovë dhe e detyron atë që të paraqitet dy herë në javë te policia franceze.