Kumanovë, 31 mars – Llokman Sadiku, 16-vjeçari nga fshati Sllupçan që sot pasdite u arrestua nën dyshimin se së bashku me Luan Kadriun, 20-vjeçar, po nga Sllupcani, ngritën flamurin shqiptar në sheshin e Kumënovës, është liruar pak çaste më parë, shkruan gazeta KOHA. Në ndërkohë, Luani mbetet në arrest në stacionin e policisë ne Kumanovë deri nesër kur pritet të dal para gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore të Kumanovës. Llokmani, në një deklaratë për gazetën KOHA ka thënë shkurt se pjesëtarë të policisë, veçanërisht ata të njësisit Alfa kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, ndërsa i kanë goditur me grushte me shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. (koha.mk)