Afrim Ukshini, ish i akuzuar në rastin “Sopoti”, i cili gjatë ditës së djeshme u ndalua nga policia në vendkalimin kufitar Tabanoc është liruar në orët e hershme të mëngjesit. Ai ishte mbajtur në stacionin policor të Kumanovës, pasi ishte arrestuar në vendkalimin kufitar Tabanoc. Atje Ukshini ishte mbajtur deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dhe pastaj ishte sjellë në Gjykatën Penale në Shkup. Edhe pse të akuzuarit në rastin “Sopoti” janë liruar tërësisht nga akuzat dhe janë shpallur të pafajshëm, si duket regjistrat e policisë nuk janë të përditësuara kështu që në listën e personave të kërkuar, figurojnë ende njerëz që tashmë janë liruar.