Apeli i Krimeve të Rënda në Tiranë ka liruar nga burgu dy ish deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çukon dhe Arben Ndokën.
Gjykaka ka vendosur që të vërë masën e arrestit në shtëpi për dy ish deputetët e arrestuar falë operacionit “Volvo4”.
Arben Çuko, ish drejtor i përgjithshëm i Burgjeve u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi ai akuzohet se ka favorizuar transferimin e një të burgosur të dënuar për vrasje në këmbim të dhuratave, një automjet.
Ndërkohë ish deputeti tjetër Arben Ndoka është arrestuar nën akuzën e tjetërsimit të tokave tek zona e Rranës së Hedhun në Lezhë, një skandal i bërë publik prej muajsh në vjedhjen e tjetërsimin e tokës publike./Express