Gjenevë, 29 tetor 2018 – Kompania detare zvicerane “Masoel Shiping” sot kumtoi se janë liruar 12 anëtarët e mbetur të ekuipazhit në anijen e tij ngarkuese, që ishte rrëmbyer më 22 shtator në afërsi të brigjeve të Nigerisë.
“Piratët të shtunën në portin Port Harkort në Nigeri liruan shtatë filipinas dhe nga një slloven, ukrainas, rumun, kroat dhe boshnjak, të cilët ishin rrëmbyer në shtator. Ato për momentin gjenden në Zvicër, para se të udhëtojnë për në vendet e tyre”, kumtoi kompania me seli në Gjenevë.
Në kumtesë citohet se kompania nuk mund të shpallë detaje për lirimin e tyre, me qëllim që të mos nxiten procedura të tilla të ngjashme.
Anija, e cila ka transportuar gru nga Lagosi për në Port Harkort, ishte rrëmbyer më 22 shtator, me ç’rast sulmuesit menjëherë liruan pesë anëtarë të ekuipazhit, derisa 12 të tjerë i ka mbajtur peng.
Në ndërkohë, autoritetet polake kumtuan se në afërsi të Nigerisë është rrëmbyer anija “Pomeranija Skaj”, që ka lundruar nën flamurin liberian me 11 anëtarë të akuipazhit, prej të cilëve tetë polakë, dy ukrainas dhe një filipinas.
“Konsullata jonë në Hamburg është në kontakt me pronarin e anijes, ndërsa Konsullata në Abuxha me autoritetet lokale. Ajo është e gjitha që mund ta them”, deklaroi ministri polak i Punëve të Jashtme Jacek Çaputoviç.