Shkup, 27 qershor – Benzinat prej sonte në mesnatë do të lirohen për dy denarë, ndërsa dizeli dhe ekstra vaji i lehtë për amvisëri për 1.5 denarë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE). Çmimi i ri i EUROSUPER BS – 95 është 60.5 denarë, ndërsa 62.5 do të paguhet për litër EUROSUPER BS – 98. Një litër Eurodizel (D-E V) do të shitet për 46.5 denarë, ndërsa ekstra vaji i lehtë për amvisëri 35 denarë. Çmimi në pakicë i mazutit M – 1 NS zvogëlohet për 1.067 denarë dhe një kilogram i këtij energjensi do të kushtojë 24.139 denarë. Zvogëlimi i çmimeve në pakicë të derivateve të naftës mesatarisht është për 3.48 denarë. Komisioni rregullator për energjetikë i Republikës së Maqedonisë e mori vendimin për ndryshim të derivateve në bazë të çmimit mesatar të lëndës së parë në tregun botëror gjatë 14 ditëve të fundit dhe kursin e denarit në krahasim me dollarin.