Derivatet e naftës do të shiten më çmime më të lira që nga mesnata e sotshme. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që benzina Euro-Super BS-95 dhe Euro Super BS-98 do të lirohen për gjysmë denari derisa dizeli për një denar.
Kështu që Eurosuper BS – 95 do të shitet për 67.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet 69.50 denarë për litër, ndërsa eurodiseli do të kushtojë 60 denarë për litër.