Lirohen benzinat për 3 denarë, ndërsa dizeli për 2 denarë

Benzinat pej sonte në mesnatë lirohen për tre denarë, ndërsa çmimi i karburantit dizel lirohet për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRE). Me vendimin, kryhet ulje e çmimeve rafinerike dhe të shitjeve me pakicë të derivateve të naftës nga 6.71, respektivisht 4.38 për qind. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 63, ndërsa i EUROSUPER BS-98, 65 denarë për litër. EURODIESEL (DE-V) do të shitet për 49, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 37,5 për litër.

Me vendimin e KRE për 1.145 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i naftës së papërpunuar M1-HC dhe do të jetë 25.252 denarë për kilogram. Si shkak për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRE i theksojnë për 5,45 për qind çmimin më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në  14 ditët e kaluara dhe për 2,2 për qind kursin më të ulët të dollarit në raport me denarin.