E ka nisur karrierën që e re, por që rrugën në këtë treg muzikorë po e shtron ngadalë. Lirije Berisha apo e njohur si Buba vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar mbi ambiciet e saj
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Fillimisht, a mund të na tregoni pse nofka Buba?
Nofka “Buba” është një nofkë e cila më ka mbetur nga shoqëria, pasi që e vogël më kanë thirrur ashtu. Në fakt kjo nuk është nofkë për t’u prezantuar në showbiz, thjesht pasi me njohin të tillë shoqëria dhe rrethi im, ashtu dëshirova të njihem edhe për gjithë audiencën.
KOHA: Kush është Buba që ne nuk e kemi njohur?
Buba është një artiste e re në skenën e artit që sapo ka filluar karrierën, fillimisht si modele e tash edhe me muzikë. Buba është një vajze e cila ka ambicie të forta, që e di se ku dëshiron që të arrijë.
KOHA: Keni filluar si modele, nga ideja për të nisur planet në karrierë si këngëtare?
Po, është e vërtetë se njëherë ka filluar si modele, por, me vokalin që posedoj, mendoj që mund të jam një këngëtare e mirë. Përpos kësaj, muzika për mua ka qenë një ëndërr qe e vogël, e cila uroj të bëhet realitet, ashtu siç e kam menduar çdoherë.
KOHA: Ju akoma nuk keni debutuar, a mund të na thoni se me cilin zhanër do e nisi karrierën?
Në fakt, e kam menduar se me çka do debutoj në skenë, por, për momentin zhanrin që e kam zgjedhur po e lë si befasi për publikun, i cili urojë që të më pëlqejë e të më mbështesë.
KOHA: Cilat janë planet tuaja konkrete në karrierë?
Nuk është se kam bërë shumë plane, por, padyshim që do ketë shumë punë, këngë dhe hapa të sigurt drejt suksesit. Jam shumë entuziazmuar për të realizuar këngët dhe mezi po pres të hyjë në studio muzikore, e më pas të dal në skenë ku do prezantohem para një numri të madh të njerëzve. Pra, punë dhe këngë të mira. Këto janë planet për momentin.
KOHA: A keni menduar për ndonjë bashkëpunim?
Fillimisht jo! Nuk kam menduar për bashkëpunime, pasi nuk dua që në fillim të njihem si një këngëtare që famën e mori nga ndonjë bashkëpunim. Por, kjo gjë nuk nënkupton që në të ardhmen nuk do jem pjesë e një dueti që më përshtatet dhe që ia vlen.
KOHA: Me cilët këngëtarë nuk do bashkëpunonit kurrë?
Nuk kam asnjë këngëtarë që e urrej apo që nuk kisha bashkëpunuar ndonjëherë. Mjafton të përshtatet në stilin tim dhe të realizohet një produksion i bukur muzikor. Se me kë do jetë dueti, nuk e kam problem.
KOHA: Ku e shihni veten pas 10 vjetësh?
Pas 10 vjetësh? Është periudhë e gjatë, por, padyshim e shoh veten të rrethuar me shumë dashuri, me një publik që më do, me një karrierë të mbushur me këngë të bukura dhe pse jo edhe me koncerte kudo që flitet shqip.
KOHA: Cili është hobi juaj?
Sporti. Duke qenë se jam e pasionuar edhe ndaj modelingut, padyshim që duhet të kujdesem edhe për linjat trupore, e si ndryshe pos që më sport. Më pëlqejnë gjitha llojet e sporteve, prandaj nuk mund të them se jam e fiksuar në ndonjërin lloj.
KOHA: A jeni në lidhje dashurie?
Jo nuk jam.