Tetovë, 13 nëntor – Me një javë vonesë Ministria e Arsimit dhe Shkencës më në fund ka dalë me qëndrim lidhur me gjendjen katastrofave, në të cilët ndodhet Shkolla “Liria” në Tetovë. Nga kjo ministri kanë theksuar se pas takimit me autoritetet e shkollës është biseduar për intervenim më të shpejtë në objektin e kësaj shkolle, e cila është mjaft e dëmtuar, ndërsa gjendja është alarmuar pas reshjeve të fundit të shiut ku edhe pullazi ka rrezikuar të shembet. Safet Neziri, këshilltarë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ka deklaruar se janë duke kërkuar zgjidhje se si të vazhdojë të zhvillohet procesi edukativo-arsimorë në këtë shkollë gjatë kësaj periudhe. “Njëkohësisht, nga ana e prindërve është bërë edhe një kërkesë për zvogëlimin e kohëzgjatjes së orëve mësimore, për shkak se ata dëshirojnë që edhe më tutje të ngelin në të njëjtin objekt shkollor, por në hapësirat e bodrumeve, ndërsa autoritetet e Komunës së Tetovës, ofruan një zgjidhje të përkohshme deri sa të rregullohet pjesa e çatisë, respektivisht të sigurohet objekti shkollorë që të mund të zhvillohet një proces normal edukativo mësimorë, mirëpo ata nuk pranuan pasi që dëshirojnë që të ngelen në të njëjtën shkollë. Ne, gjithashtu biseduam bashkë me ata dhe u dakorduam që brenda javës së ardhshme, gjegjësisht nga e hëna të realizohet një vizitë nga ana e një ekipi të Ministrisë së Arsimit, me qëllim që të shihet gjendja faktike e këtij objekti shkollor. Gjithashtu, ne njoftuam autoritetet e shkollës dhe të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në mbledhje se projektin pothuaj e kemi të finalizuar… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.