Shkup, 18 tetor – Mundja në Maqedoni ka vetëm një emër dhe ajo është KM Liria. Klubi më i suksesshëm shqiptar për herë të tretë me radhë arriti të shpallet kampione e Maqedonisë në të gjitha grupmoshat, shkruan gazeta KOHA. Me gjithsejtë 289 pikë klubi shqiptar bindshëm u shpall më i miri, derisa pas tyre u rendit KM “Ballkanec” nga Shtipi me 201 pikë, ndërsa në vendin e tretë u ndal KM Tefejuz me 157 pikë. “Si nënkryetar i KM Liria jam I kënaqur që arritëm të mbrojmë titullin e kampionit, të tretin me radhë. Uroj gjithë mundësit, trajnerët dhe gjithë ata që kontribuuan në arritjen e këtij suksesi por para se gjithash ish-kryetarin e klubit Betim Vrenezi, i cili ka merita të posaçme për këtë sukses”, deklaroi për gazetën Koha, nënkryetari I KM Liria, Amet Ademi. Ndërkohë, në Kampionatin e pionierëve që u mbajt në hapësirat e KM Liria, Kampion u shpall KM “Ballkanec”, me 30 pikë, Liria ishte e dyta me 25 pikë, ndërsa Tefejuzi me 21 pikë u ndal në pozitën e tretë. Në fund, Kupat për Kampionin e përgjithshëm dhe Kampionatin e pionierëve i dhanë kandidati për kryetar i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, këshilltari i ri në Qytetin e Shkupit, Besnik Ajeti, kryetari i Federatës së Mundjes së Maqedonisë, Betim Vrenezi, nënkryetari Dejan Bogdanov dhe drejtori i Federatës, Strasho Gligorov. (koha.mk)