Shkup, 19 shkurt – Klubi i Mundjes “Liria” ka fituar titullin në konkurrencë të seniorëve në kuadër të Kampionatit zgjedhor shtetëror i cili u mbajt në qytetin e Shtipit, ndërsa në konkurrencë të kadetëve kampione u shpall KM “Ballkanec”. Me gjithsejtë 45-së pikë, klubi më i suksesshëm në Maqedoni triumfoi para KM “Ballkanec”, e cila grumbulloi 25 pikë, një më pak kishte KM “Buçim”, e cila u ndal në pozitën e tretë.
“Klubi i mundjes Liria vazhdoi dominimin te senioret, duke rrëmbyer edhe njëherë titullin e kampionit ekipor. Sa i përket garave individuale, nga klubi ynë dolën tre kampion te seniorët, Minir Rexhepi (57 kg), Riad Rexhepi (65 kg) si dhe Raif Kamberi (70 kg). Të gjithë mundësit dhanë maksimumin e tyre sot dhe të gjithë meritojnë lëvdata për paraqitjet mese dinjitoze në çdo sekondë, minutë e luftë. Derisa, në konkurencen e kadeteve, klubi ynë nuk regjistroi edhe aq rezultate të mira, ndërsa në konkurrencën ekipore u ndal në pozitën e tretë dhe kishte një vend të parë, dy të dyta dhe tre të katërta. Kampion i Maqedonisë për herë të parë te kadetët u shpall Besir Alili (41-45 kg)”, thonë nga KM “Liria”.
Ndërkohë, në kategorinë e kadetëve, epiteti i më të mirit i kaloi KM “Ballkanec” me 30-të pikë, “Tefejuzi” u ndal me pozitën e dytë me 29-të pikë, ndërsa “Liria” në të tretën me 16-të pikë. Ndryshe, në këtë eveniment morën pjesë 86 mundës në konkurrencën e seniorëve, te kadetët 54 dhe 13 vajza, gjithsejtë 153. Derisa, nuk kanë munguar luftërat kualitative, kurse kampionati për herë të parë kishte video teknologji për ti parë luftërat, ndërsa ka kënaqur edhe numri i shikuesve. (koha.mk)