Shkup, 13 tetor – Në qytetin e Negotinës, sot u organizua edicioni i radhës i turnirit memorial “Jovan Dimitrov 2018”, ku pjesë e këtij turniri ishte edhe klubi i mundjes “Liria”, bën të ditur gazeta KOHA. Të udhëhequr nga trajneri Ramadan Shabani, mundësit e KM “Liria” arritën të fitojnë katër medalje edhe atë:
Omer Memedi – 38 kg, vendi i parë (2007);
Trim Ismaili – 52 kg, vendi i parë (2007);
Ramadan Ramadani – 35 kg, vendi i parë (2005);
Ensar Bela – 38 kg, vendi i dytë (2005);
Ndërkohë, , Ramadan Ramadani u shpall edhe tekniku më i mirë i turnirit.