Shkup, 18 dhjetor – Klubi i mundjes “Liria” vazhdon me aktivitet e njëpasnjëshme ndërkombëtare, tani duke qenë pjesë edhe e një turniri të fuqishëm, që u zhvillua në Bursa të Turqisë. Në këtë turnir KM “Liria” udhëtoi me 12-të mundës të cilët janë udhëhequr nga tre trajner, Abdulla Memedi, Ramadan Shabani dhe Sufijan Ismaili. Ndryshe, nga garuesit e klubit më të suksesshëm shqiptar, dhe në një konkurrencë të fortë, sukses për lëvdatë arritën Muhamed Feruku, i cili fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri me 47 kg dhe Besir Alili, qe fitoj medaljen e bronztë në kategorinë deri më 42 kg. Derisa, edhe garuesit tjerë regjistruan paraqitje pozitive, por nuk arritën të ngjiten në piedestal.