Shkup 28 nëntor – Dita e nesërme do të jetë një ditë e veçantë në sportin e mundjes, pasi klubi më i suksesshëm shqiptar “Liria” do të shënojë 40 vjetorin e themelimit të saj. Drejtuesit e këtij klubi kanë organizuar një eveniment të madh në të cilin do të marrin pjesë dashamirët e klubit, mundës që kanë mbrojtur ngjyrat e saj dhe mysafir të ndryshëm.
Këtë e konfirmon edhe kryetari i sapozgjedhur i KM “Liria”, Imer Kadriu. “Jemi në përfundim të organizimit të 40 vjetorit të KM ‘Liria’. Në emër të kryesisë së klubit ju bëjmë ftesë të gjithë dashamirëve të klubit dhe mundësve që kanë ushtruar dhe kanë lënë djersë te ‘Liria’ dhe në pamundësi ti gjejmë e t’ju bëjmë ftesë, që të vijnë të mërkurën nga ora 19.45 në restorantin ‘ABC’ dhe të marrin pjesë në manifestimin ku do të nderohen të gjithë yjet e klubit, sponsorët dhe mediat për kontributin që e kanë dhënë për KM ‘Liria’, deklaroi për gazetën KOHA, Imeri. (koha.mk)