Shkup, 18 shtator – Në qytetin e Hanit të Elezit dhe në organizim të Klubit të Mundjes “Sharri” dhe Federatës së Mundjes të Kosovës, të shtunën u organizua turniri i pare mbarëkombëtar për fëmijë “Dëshmoret e kombit – Hani i Elezit”. Në evenimentin në të cilin morën pjesë mundës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, KM “Liria” arriti të fitoj tetë medalje individuale duke u plasuar në pozitën e dytë në konkurrencë ekipore, menjëherë pas nikoqirit “Shari.
Nga klubi më i suksesshëm shqiptar nga Maqedonia të cilët u udhëhoqën nga trajneri Ramadan Shabani, medalje të arrit në kategoritë e tyre respektove fituan: Omer Memedi (35 kg), Besir Alili (42 kg), Muhamed Feruki (47 kg) dhe Muhamed Ramadani (85 kg). Derisa, medalje të argjendtë fituan Abdulla Xhemaili (29 kg) dhe Omer Feruki (42 kg), ndërsa te bronztë ishin Halit Saliu (29 kg) dhe Ermal Ramani (73 kg). Ndërkohhë, Besir Alili barti edhe epitetin e teknikut më të mirë të turnirit. Në anën tjetër,
Maqedoninë e përfaqësoi edhe Klubi i Mundjes “Tefejuz”, të cilët fituan tre medalje të arrit dhe një të argjendtë. Me arri u stolisën Aid Salihasi (50 kg), Artan Xhoni (38 kg) dhe Rexhep Ajdari (58 kg), ndërsa Besar Ameti në kategorinë 32 kg u stolis me medaljen e argjendtë. (B.K.)