Lira turke ndalon rënien

7

Lira turke është fuqizuar pas lëvizjes për të rritur taksat ndaj depozitave në dollarë, duke e bërë më të lehtë për investitorët që të depozitojnë para në valutën vendase. Lira përfundoi ditën e katërt të humbjeve, pasi Qeveria rriti taksat për depozitat në dollarë deri në një vit dhe hoqi taksën prej 10% për llogaritë në lira me afate maturimi më të gjata se një vit.
Lira pritet të tregojë ende një humbje prej rreth 9% për këtë javë dhe është valuta me performancën më të dobët në tregjet në zhvillim këtë vit. Ndryshimet tatimore përbëjnë lëvizjen e fundit nga politikëbërësit këtë muaj për të frenuar rënien e lirës. Banka Qendrore është vendosur nën presion nga presidenti Erdogan që të shmangë rritjen e normave të interesit, ndërkohë që inflacioni ka arritur nivele dyshifrorë.
Deficiti i madh i llogarisë korrente dhe sanksionet amerikane kanë goditur gjithashtu valutën. Dollari ra me 1.4% kundër lirës, në 6.5633 gjatë tregtisë në Stamboll, pasi humbi më shumë se 3.9% më herët gjatë sesionit. Megjithatë, analistët thonë se fuqizimi do të jetë i përkohshëm, pasi stabilizimi i valutës do të kërkojë veprime më të ashpra, si tkurrja e politikave monetare, konsolidimi fiskal apo ndryshimi i qasjes me Shtetet e Bashkuara.

Comments are closed.