Ohër, 1 prill– Era e fuqishme nga drejtimi jugor që dje pasdite dhe gjatë natës e përfshiu rajonin e Ohrit sërish nxit Liqenin e Ohrit duke shkaktuar valë të larta që në disa vende i dërguan barrierat e betonit në skelën e liqenit.
Probleme më të mëdha nuk janë shkaktuar, përveç në disa vende ku nuk ka mundësi fizike uji vetë të kthehet në liqen, ndërsa Sistemi i kolektorit për mbrojtjen e tij nuk ka kapacitet të mjaftueshëm njëherit të pranojë sasi të tilla. Me uljen e shpejtësisë së erës situata po normalizohet dhe uji sërish u kthye në liqen.
Nga valët sërish pësuan disa objekte hotilerike të vendosura në vetë linjën e bregut në drejtimin e portit të qytetit drejtë Kaneos. Këto janë pikat e njëjta kritike ku me intervenim të njeriut ka hyrë brenda në hapësirën që është nën ujë në kushte të tilla të pavolitshme hidrologjike dhe kushte të nivelit të lartë të ujit në liqen. Janë dëmtuar disa pemë të vjetra, disa çati, ndërsa era çrrënjosi edhe një pjesa nga tarraca e lokalit Mazija.
E mirë në tërë situatën është që edhe pse u paralajmëruan gjatë natës, nuk kishte reshje të mëdha të shiut, që në mënyrë shtesë do ta vështirësonin edhe ashtu situatën serioze të nivelit të lartë të ujit në liqenit. Niveli i ujit në liqen është mbi kuotën kritike prej 649 metra lartësi mbidetare dhe tashmë derdhet mbi vende të caktuara në skelën e liqenit të Ohrit.
Ekipet e NP “Higjiena komunale e Ohrit”, si edhe herën e kaluar kur këtë rajon e përfshiu një erë e fuqishme, edhe tani në orët e hershme të mëngjesit punojnë në largimin e mbeturinave që liqeni i hodhi në breg.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për shkak reshjeve të shiut paralajmëruan rritje të nivelit të ujit në pjesën perëndimore të vendit, posaçërisht në rajonet e derdhjes së lumenjve Treskë, Radikë, Drini i Zi, Sateska, Cërnareka, Koselska dhe pjesën e epërme nga derdhja e lumit Vardar.
Për shkak lëshimit të rritur të ujit nga Liqeni i Ohrit përmes Drinit të Zi, si dhe për shkak rrjedhës të një pjese nga lumi Sateska pritej nivel mjaft i madh i ujit të Drinit të Zi pavarësisht nga rrjedha e Liqenit të Ohrit, si dhe derdhje të mundura lokale të lumit në Fushën e Strugës dhe drejtë akumulimit të Gllobuçicës.
“Për shkak përmbushjes së akumulimit të Glloboçicës (nga rrjedha e Drini i Zi në të ) dhe lëshimin e sasisë së madhe të ujit nga derdhja pritet nivel jashtëzakonisht i madhe i lumit Drini i Zi pavarësisht nga Glloboçica ndërsa të mundura janë edhe derdhje lokale në këtë drejtim (në Llukovë, si dhe në disa pjesë nga aksi rrugor Strugë – Dibër), informojnë nga DPHM.