Ohër, 26 mars – Kushtet hidrologjike në rajonin e Ohrit edhe më tej janë të pavolitshme, duke i pasur parasysh kushtet e motit dhe shiun. Rritja e temperaturës kontribuon për shkrirjen e borës nga malet përreth, që rezulton me derdhje të rritur të ujërave të lumenjve nga rajoni i pellgjeve të liqenit të Ohrit dhe në linjë përfundimtare me nivel të theksuar të lartë të Liqenit.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dhe SHA “ELEM” me të dhëna të ndryshme për gjendjen aktuale të nivelit të liqenit të Ohrit.
Sipas matjeve të sotme të Drejtorisë, niveli i ujit në liqen arrin 693,95 metra, ndërsa sipas “ELEM” që menaxhon me ujërat e liqenit, sot niveli i ujët është në 693.99 metra lartësi mbidetare apo 24 centimetra mbi maksimumin e vendosur. Kjo është vetëm një centimetër nga kuota kritike prej 694 metrash lartësi mbidetare.
Se situata është e ndërlikuar flasin të dhënat që dalja e ujit nga liqeni në Drinin e Zi është pothuajse dyfish më i vogël nga maksimumi, me arsye të parandalohen përmbytjet nëpër rrjedhën e Drinit të Zi. Nga SHA “ELEM” njoftuan se këtë e imponon situata sepse nëse dalja e liqenit të Ohrit afër Strugës është e hapur maksimalisht do të vijë deri te dalja e liqenit nga shtrati i saj.
Kjo është hera e dytë në 10-të vitet e fundit që Liqeni i Ohrit të shënojë aq nivel të lartë të ujit. Në vitin 2013 niveli i ujit në Liqen u rrit mbi kuotën kritike prej 694 metrash lartësi mbidetare që shkaktoi përmbytje nëpër rrjedhën e Drinit dhe në pika të tjera kritike përgjatë bregut.