Liqeni i Ohrit 22 centimetra mbi maksimumin e lejuar

Shkup, 7 maj – Niveli i Liqenit të Ohrit është 22 centimetra mbi nivelin e ujit të lejuar maksimal, derisa Liqeni i Dojranit shënon rritje për dy centimetra.

Sipas matjeve të sotme hidrologjike, nivele më të larta  të matjeve mesatare për muajin maj tregojnë lumenjtë Vardar dhe Pçinja, derisa  nivel të zvogëluar të ujit kanë Drini i Zi, Kriva Reka dhe Bregallnica.