Barcelona u përballë të martën në mbrëmje me Ferencvarosin në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Lionel Messi arriti të gjente vetën në listën e realizatorëve me golin e shënuar në minutën e 27-të nga penalltia në fitoren 5-1. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” po vazhdon me statistika të mira, duke arritur që t’u shënojë 36 skuadrave të ndryshme në garën më të madhe për klube në Evropë ndër vite. Nga 41 kundërshtarë që është përballur, argjentinasit i kanë shpëtuar vetëm Rubin Kazan, Atletico Madridi, Benfica, Udinese dhe Interi, që nuk u ka shënuar.
Kjo statistikë e vë atë përpara Cristiano Ronaldos dhe Raul Gonzalez që kanë shënuar përballë 33 kundërshtarëve të ndryshëm e Karim Benzema me Zlatan Ibrahimovicin që kanë realizuar ndaj 29 skuadrave. Mesii ka shënuar ndaj 36 kundërshtarëve si: APOEL, Ajax, Basel, BATE Borisov, Bayern, Werder Bremen, Borussia Dortmund, Chelsea, Dinamo Kyiv, Juventus, Copenhagen, Leverkusen, Liverpool, Lyon, Manchester City, Manchester United, Mönchengladbach, Olympiacos, Napoli, Panathinaikos, PSG, Viktoria Plzen, PSV Eindhoven, Glasgow Rangers, Real Madrid, Roma, Shakhtar, Spartak Moscow, Slavia Prague, Sporting Lisbon, Stuttgart, Tottenham dhe Ferencváros.
Në anën tjetër, Lionel Messi është bërë lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon në 16 edicione radhazi. Ylli argjentinas arriti që të shënonte në minutën e 27-të nga penalltia për Barcelonën përballë Ferencvaros. Me këtë gol, Messi ka arritur të bëhet lojtari i parë që arrin të shënojë në 16 sezone radhazi në garën më të madhe për klube në Evropë. Messi po vazhdon të thyejë rekorde edhe si 33-vjeçar, e që duket se magjia e tij është edhe në këtë edicion.