Shkup, 8 prill – Banka zhvillimore e Maqedonisë së Veriut e dërgon sot informacionin e parë në Qeveri për aplikacionet e përpunuara të kredive, të cilat i plotësojnë kushtet për kredi pa interes, në vlerë të përgjithshme prej 1.263.079 eurove.
“Në listën e parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë dorëzuar gjithsej 136 aplikime kredie për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme me gjithsej 1.737 të punësuar. Nga 136 aplikime, 96 për qind janë për ndërmarrjet mikro dhe të vogla me një deri në pesëdhjetë punonjës. Dorëzimi i informacioneve në Qeveri do të bëhet rregullisht, në nivel javor, derisa nuk harxhohen tërësisht fondet nga linja e kreditit Kovid1”, thuhet në komunikatën e Bankës zhvillimore të Maqedonisë së Veriut
Nga atje thonë se Qeveria pritet të rishikojë informacionin në seancën e sotme dhe të aprovojë aplikimet për kredi. Pas kësaj, Banka zhvillimore do të kontaktojë kompanitë për realizimin e marrëveshjeve për kredi.