Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” do të vendoset linjë e re ajrore nga Budapesti drejt Shkupit. Në këtë relacion do të mund të udhëtohet me kompaninë ajrore “Viz er”. Linja e re ajrore do të promovohet të mërkurën, ndërsa në ngjarje është paralajmëruar prania e minsitrit të Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, drejtorit të përgjithshëm të TAV Maqedoni, Alp Er Tunga Ersoj dhe ambasadorit hungarez, Duks Laslo Ishtvan.