Shkup, 19 mars – Në aeroportin e Shkupit sot do të shënohet fillimi i fluturimeve të reja edhe nga qytetet gjermane Baden -Baden dhe Bremen me linjë të kompanisë ajrore me buxhet të ulët “Wizer”.
Në solemnitet janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski dhe Alper Ersoj, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, koncensioneri i aeroporteve në vend.
Në pajtim me kontratën e re për marrjen e përkrahjes financiare “Uizer” prej sot në aeroportin në Shkup do të operojë nga dhe deri në Baden Baden, prej nesër deri në Bremen, ndërsa nga korriku do të vendosë linja ajrore nga Turku dhe Larinka.
Në aeroportin “Shën Apostul Pali” pasdite duhet që të aterojnë udhëtarët e parë nga Milanoja, një prej katër linjave të reja të “Uiz er”, sipas marrëveshjes. Kompania ajrore me linjë të re dje e lidhi Ohrin dhe Malmen, Milanon, ndërsa në korrik duhet që të vendosen fluturime edhe nga Memingemi dhe Dortmundi.
Në dy muajt e parë të këtij viti përmes dy aeroporteve janë transportuar 305.246 udhëtarë, që paraqet shtatë për qind të rritjes vjetore. Përmes Aeroportit Ndërkombëtar Shkup vjet janë transportuar 2.158.258 pasagjerë, ndërsa 184.283 përmes aeroportit “Shën Apostol Pali”, respektivisht një rritje prej 16 për qind në shkallë vjetore në të dy aeroportet. Numri i fluturimeve nga aeroportet në Shkup dhe në Ohër vitin e kaluar arriti 19.750, respektivisht për dy për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak. (koha.mk)