Vjenë, 1 dhjetor – Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Mihael Linhart, me rastin e pjesëmarrjes së vazhdueshme të ushtarëve dhe policisë austriake në misionet ndërkombëtare, vlerësoi se situata e sigurisë në Ballkan është e brishtë.
I pyetur nga deputeti i NEOS, Helmut Brandshteter për situatën e sigurisë në Ballkan, Linhart theksoi se është e rëndësishme të kujdesemi për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin, “sepse pasojat negative mund të kenë pasoja për Austrinë”. Në Kosovë, thotë ai, shpesh paraqiten tensione, por tashmë, me ndërmjetësimin e BE-së, konfliktet kanë filluar të zgjidhen.
“Evropa duhet t’u japë një dorë vendeve të Ballkanit”, tha Linhart.
Parlamenti austriak ka vendosur që ta zgjasë mandatin e 600 ushtarëve të KFOR-it. Gjithashtu është vendosur të vazhdojë sistemimi deri në 10 policë në misionin EULEKS, si dhe sistemimi i një zyrtari policor për lidhje në misionin e UNMIK-ut. Gjithashtu, është zgjatur edhe mandati i 400 ushtarëve të ushtrisë austriake në misionin EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë .
Është miratuar edhe vazhdimi i pjesëmarrjes në misionin e OSBE-së në Mal të Zi me dhjetë pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, por për momentin nuk ka ekspertë austriakë në Mal të Zi, por dërgohen vetëm në rast nevoje për projekte.