Cristiano Ronaldo i realizoi një supergol ish-skuadrës së tij, Manchester United, por befasia më e madhe është festa e tij duke treguar muskujt. Befasues ishte fakti që Ronaldo zgjodhi të festojë golin, ndërsa më pas kërkoi faljen e tifozëve të “Djajve të Kuq”. Por ditën e sotme Jesse Lingard ka menduar të “provokojë” Ronaldon duke shpërndarë një foto në rrjetet sociale. Lingard i bën pyetje Ronaldos: “Kush i ka më të mirë muskujt e barkut?”