Lindsay Lohan shtatzënë me fëmijën e parë

Ylli i filmit “Mean Girls” e bëri publik lajmin e shtatzënisë përmes një postimi në Instagram të martën (14 mars), duke e ndarë një imazh të veshjeve për bebe ku shkruan, “Së shpejti”, ndërsa postimin e ka përcjellë me mesazhin: “Jemi të bekuar dhe shumë të lumtur”.

Lohan u martua me ekonomistin, Bader Shammas, në vitin 2022. Ajo dhe bashkëshorti i saj ende nuk janë deklaruar publikisht rreth shtatzënisë dhe shquhen si një çift që e ruan privatësinë në maksimum. Kjo ndoshta për shkak të së kaluarës problematike të aktores.

36-vjeçarja e njohur për role të shumta filmike, dikur ishte pjesë e mediave rozë çdo ditë për skandale të ndryshme që lidheshin me konsumimin e tepruar të alkoolit dhe narkotikëve. Jeta e shfrenuar ia dëmtoi edhe karrierën, duke qenë se u pushua nga puna në disa projekte të rëndësishme. Për ta pastruar imazhin dhe për ta vënë në kontroll jetën e saj, Lindsay i kaloi disa vjet jashtë shtetit dhe qëndroi larg vëmendjes së publikut dhe mediave.

Advertisements

Së fundmi ajo iu rikthye aktrimit, duke luajtur në filmin e Netflixit, “Falling for Christmas”. Ajo po ashtu luan në komedinë e ardhshme romantike të kësaj platforme, “Irish Wish”.