Një studim i ri ka zbuluar se lindja në shtëpi është po aq e sigurt sa në spital. Ky përfundim erdhi në bazë të hulumtimit të rreth 500.000 lindjeve në shtëpi në tetë vende të botës: Kanada, ShBA, Zelandë të Re, Japoni, Angli, Suedi, Australi dhe Holandë.
Nuk rezultoi të kishte asnjë rrezik në këto raste. Fëmijët erdhën në jetë shëndoshë e mirë. Gjatë procesit të lindjes nuk kishte asnjë komplikim dhe as përgjatë katër javëve të para të jetës së foshnjës.
Gjithnjë e më shumë gra në vende të ndryshme preferojnë që fëmijët e tyre t’i lindin në shtëpi, shkruan dritare.net. Shpesh ata stepen për shkak të frikës së rrezikut, por ky studim hedh dritë dhe dëshmon se lindja në shtëpi është po aq e sigurt sa në spital, por vetëm nëse gjatë shtatzënisë nuk ka patur komplikime.