LINDI: Vetëbesimi dhe punë shumë, çelësi i sukseseve në jetë (FOTO)

Një emër shumë i njohur i skenës shqiptare, këndon live gjithmonë, këndon të gjitha zhanret dhe nuk e ka aspak problem. Arlind Majiq nga Prizreni, i njohur me emrin e artit si Lind Prizreni, deri më tani ka realizuar shumë projekte muzikore përfshirë këtu edhe videoklipe, por edhe albume live. Vjen në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar për projektin e fundit, jetën e tij dhe të rejat që do të sjellë

Bisedoi: Blerand REXHEPI

KOHA: Më trego pak për klipin e ri, na fol për bashkëpunëtorët?

Klipi i fundit ishte me Mandi Nishtullën, pas sezonit të dasmave priten gjërat e reja.

KOHA: Me koncertet si i ke marrëdhëniet?

Zakonisht unë gjatë vikendeve këndoj tek Rozafa në Embrach të Cyrihut.

KOHA: E mira dhe e keqja, si e shikon njërën dhe si tjetrën?

Në këtë jetë duhet të pajtohemi edhe me të mirën edhe me të keqen kështu që jetë e përditshme janë të dy anët duhet të pajtohemi edhe me të mirën edhe me të keqen.

KOHA: Je një kuzhinier i mirë?

Unë kam përfunduar për Gastronomi, kështu që e njoh shumë mirë këtë fushë.

KOHA: Me zemrën besoj je OK nga të gjitha drejtimet?

Po shumë OK jam.

KOHA: I do gjërat me rregull apo edhe pak rrëmujë toleron nëpër shtëpi?

Jo nuk toleroj aspak, dua të gjitha të jenë perfekt.

KOHA: Flasim pak për shooping që bën?

Si gjithë artistët, edhe unë jam i dhënë pas firmave (qesh).

KOHA: Vikendi ku të gjen?

Gjithmonë vikendi më zë duke kënduar, pra me muzikë.

KOHA: Jo të gjithë artistët e kanë të lehtë të fillojnë karrierën në muzikë dhe të ndërtojnë themele të forta. Si kanë qenë fillimet tua, ke pasur ndonjë ‘idhull’ që të ka inspiruar?

Po gjithë familjarët e mi kanë qenë muzikantë dhe prandaj nuk e kam pas problem këtë gjë, pasi babi ka qenë shtylla kryesore.

KOHA: Keni qenë dhe vazhdoni të jeni aktiv sa i përket prurjeve të reja për audiencën shqiptare?

Gjithmonë do jem aktiv në muzikë..

KOHA: Cili është çelësi i këtyre sukseseve?

Vetëbesimi dhe punë shumë.

KOHA: A je ndalur ndonjëherë të mendohesh se cila është ajo këngë e cila të fle gjithmonë më shumë në zemër. Një thënie shkon si: “S’mund të bëhesh i mirë me të gjithë”, po ju si i keni raportet me artistët tjerë shqiptarë, ka edhe të tillë që s’i keni marrëdhëniet edhe aq të mira?

Jo asnjëherë, se një këngëtarë i cili këndon me zemër gjitha i ka për zemër, unë me të gjithë mundohem të shkoj mirë sepse vet jam i mirë (qesh).

KOHA: Sa e sheh të vështirë të punosh në një projekt muzikor, iu merr shumë kohë kjo punë?

Është e vështirë, nuk është se varet nga producenti, por nga vullneti i këngëtarit.

KOHA: Shumë herë kemi dëgjuar nga këngëtar/e të shumtë që thonë se nuk ia vlen të nxjerrësh një album ditëve të sotshme, sa mendon se qëndrojnë këto pohime, a pajtohesh edhe ti me këtë qëndrim?

Është e vërtetë që të kushton shumë, por duhet investim i madh që të fitosh.