Në trenin e metrosë së Parisit, ndodhi një situatë e papritur, e cila shkaktoi vonesa për disa pasagjerë. Trafiku i linjës ekspres u ndërpre për më se një orë mëngjesin e kësaj të hëne, por jo për ndonjë greve apo arsye teknike.
Brenda në tren erdhi në jetë një fëmijë. Ngjarja e pazakontë ndodhi në stacionin “Auber”, pranë Opera Garnier. Lajmi u bë me dije nga “Ratp”, shoqëria franceze që drejton rrjetin e metrosë.
Vogëlushit të vogël, iu bë një dhuratë e veçantë nga kompania, e cila deklaroi, “Djali mund të udhëtojë falas me gjithë rrjetin ‘Rapt’ deri në moshën 25-vjeçare”. Nëna dhe vogëlushi pas lindjes u dërguan në maternitet, ku ndodhen në gjendje të mirë.