Lind Mehmetaj, këngëtari që dikur këndonte hitin “Pa facebook” në duet me Nexhat Osmanin, vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar mbi projektin e fundit dhe arsyet që u shkëput nga muzika për një kohë…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Lindi, cila është kënga që të bëri të famshëm?
“Pa facebook”.
KOHA: Çfarë mendon sot për bashkëpunimin me Nexhat Osmanin?
Mendoj që mixi i dy zhanreve ka bërë bukurinë e këtij projekti.
KOHA: Me kë do t’i bashkoje forcat për një hit të radhës?
Nuk mund të jap emra, sepse dua të jetë surprizë, por premtoj që do ju pëlqejë.
KOHA: Çka mendon për këngëtaret tona në botë?
Jo, mendoj që kemi mjaft nivel të madh në Kosovë sa i përket aspektit muzikal.
KOHA: Cila është pika jote e fortë në muzikë?
Kitarja dhe piano.
KOHA: A mendon që po ndryshon shumë dhe shpejtë industria e muzikës?
Tepër shpejtë, pas pauzës time dy vjet e gjysëm shoh shumë ndryshime në njerëzit e këtij biznesi, kam dëgjuar që shumë të rinj po e ndalin muzikën shkak i tyre, përpara në Kosovë njerëzit në këtë biznes punonin shumë në aspektin muzikorë tash vetëm për para, për shumicën e tyre paraja është numër një, për atë dhe unë e kam rrethin shumë të vogël, kam besim vetëm me ata që i njoh prej fëmijërie.
KOHA: Sapo ke ardhur me një këngë të re. Na fol për të?
Kënga titullohet SSBV (Sa su bo vonë), është e kompozituar, e mixuar dhe e masterizuar nga Planete V Music dhe Ivan Hermez.
KOHA: Pse mungove kaq gjate?
Shkak i studimeve.
KOHA: A do të jetë kjo verë e nxehtë për Lindin?
Po tash do jem 100% aktiv, do të keni shumë surpriza.
KOHA: Më në fund po të shohim më shumë në media. Më mire të flasësh apo jo?
Se di sit a them…
KOHA: Mesazhi?
Këshilloj të rinjtë në muzikë që mos bien në kurthin e njerëzve që mendojnë vetëm tek paraja.