Dy binjakë nga Rripi i Gazës kanë lindur gjatë muajit tetor të vitit 2017 me stomak dhe legen të bashkuar dhe gjendja e tyre e komplikuar nuk mund të trajtohej lehtë.
Por kur kanë kaluar disa muaj, binjaket Haneen dhe Farah gjatë javës që lamë pas iu nënshtruan një operacioni i cili u mundësoi mrekullisht ndarjen e trupave. Por njëra prej tyre ra në vdekje klinike.
Operacioni i ndarjes së binjakeve u krye të hënën dhe përfshinte ndarjen e shumë organeve, duke përfshirë edhe mëlçinë, si dhe përmirësimin e organeve të Haneen.
“Haneen është në gjendje konstante dhe drejt përmirësimit pesë ditë pas ndarjes kirurgjikale nga motra e saj klinikisht e vdekur, Farah”, bëri të ditur Ministria e Informacionit të Arabisë.
Mjeku tha se shenjat vitale të së miturës palestineze tani janë të mira dhe se ajo nuk e përdor më respiratorin artificial. “Haneen merr frymë normalisht dhe po trajtohet me ushqim intravenoz”,- tha Dr. Abdullah al-Rabiah, i cili udhëhoqi ekipin e operacionit.