Linda Hakaj, Nexhat Suma dhe shumë emra tjerë të premten në Sheshin Skënderbeu – Shkup

Shkup, 4 shtator – – Edhe këtë vit si tradicionalisht Qendra Informative Kulturore (QIK), në Shkup, në krye me Sermine Purrinin, organizon projektin e madh “Tingujt e Çarshisë”, informon Koha.

“Manifestimi tradicional TINGUJT e ÇARSHISË, 2018, projekt i cili do të mbahet në lokacionet e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, me datë 7 dhe 8 shtator, 2018” shkruan Purrini.

Këtë vit në manifestim do të marrin pjesë Alban Skënderaj, Getoar Selimi, Linda Hakaj, Nexhat dhe Valon Suma… si dhe shumë emra tjerë të estradës shqipe nga vendi dhe rajoni.