Bashkëshortja e ish-futbollistit brazilian Tiaguinho (emrin e ka Tiago da Rocha Viera), ish-lojtari i ekipit të Chapecoense, që humbi jetën gjatë aksidentit ajror nëntorin e kaluar, ka sjellë në jetë djalin që kishte me futbollistin. Graziele ka postuar në faqen e saj zyrtare “Instagram,” një foto së bashku me foshnjën, ndërkohë që në sfond është edhe një foto e bashkëshortit të saj. Ajo pat mbetur shtatzënë pak javë para se të ndodhte aksidenti tragjik, ku humbën jetën 71 persona.
Graziele ka vendosur që t’i vërë djalin emrin e bashkëshortit të saj, Tiago. “Mirësevjen në shtëpinë tonë princi im. Mamaja të ka përgatitur një vend special në dhomën tonë, kështu që mund të jemi të 3 së bashku. Këtu ndodhet edhe babai yt, që mund të të shohë gjithnjë nga lart dhe të kujdeset për ty. me lindjen tënde u realizua ëndrra e tij dhe nga qielli mund të kujdeset për ty”, janë fjalët e Gizele, që kanë mallëngjyer miliona njerëz. “Falënderoj Zotin për këtë dhuratë”, tha Graziele.