Prishtinë, 4 maj – Zëvendëskryeministri kosovar dhe bashkëkryesues i ekipit shtetëror për negociata me Serbinë, Fatmir Limaj deklaroi se qeëndrimi i tij dhe i partisë së tij, Nisma socialdemikrate (Nisma), nga fillimi ka qenë se taksa prej 100 për qind ndaj importit serb duhet të hiqet atëherë kur të ndalen arsyet për vendosjen e tij.
Limaj në intervistë për RTV 21 të Prishtinës tha se taksa është rezultat i rrezikimit të sigurisë kombëtare nga ana e shtetit serb dhe sjelljes armiqësore të Serbisë në lidhje me Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Taksa do të hiqet në atë moment kur do të ndërpriten arsyet për shkak të së cilave është vendosur. Serbia duhet t’i plotësojë kërkesat, por ajo nuk ndalet me veprimet armiqësore. Njëra nga arsyet pse nuk duhet të hiqet taksa është mohimi nga ana e Beogradit për krimet luftarake serbe të kryera në Kosovë”, tha Limaj.