Prishtinë, 6 mars – Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe bashkëkryesues në ekipin e Prishtinës për vazhdimin e negociatave me Beogradin, Fatmir Limaj shkroi në Tuiter se platforma për dialog kësaj jave do të gjendet në Parlamentin e Kosovës.
“Pres që Parlamenti do ta votojë platformën dhe Kosova do të ketë qëndrim zyrtar për dialogun me Serbinë”, theksoi Limaj. (koha.mk)