Bashkënegociatori i Ekipit Shtetëror për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë se për taksën duhet të ketë një vendim shtetëror dhe jo individual duke bërë me dije se brenda koalicionit ka përafrime të mendimeve.
“Taksa është një vendim shtetëror i Kosovës dhe partnerët e koalicionit kanë marrë një vendim të përbashkët shtetëror. Vendimet shtetërore janë vendime kolektive, nuk ka vendime individuale dhe në interes të vendit vetë kjo Platformë tregon se Kosova ka kapacitet politk dhe urtësi politike që di të ndërtojë vendim unik për interesin e vendit. Jam i bindur që edhe për taksën do të ketë një vendim shtetëror që do t’i jep hapësirë dhe mundësi dialogut të ardhshëm me Serbinë.
“Ne kemi ftuar drejtues të institucioneve, kolegët tanë partiakë që Delegacionit Shtetëror t’i japë hapësirë që të kryejë punën e vet dhe ajo është që të shkojmë në dialog.
Limaj shtoi se duhet ruajtur partneriteti me SHBA-në sepse më shumë se asnjëherë tani është koha që duhet ruajtur.
“Nuk ka qëndrime individuale por ka qëndrime shtetëror, ka propozime. Ne kemi këndvështrime të ndryshme por një qëllim të njëjtë. Jam i bindur se këto këndvështrime e ndryshme po përafrohen. Ne do të dalim me një vendim unik mbi këtë”.