Udhëheqësi i ekipit negociator Fatmir Limaj, ka zvhilluar sot një takim me anëtarët e Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur.
Limaj me këtë rast theksoi se: “Çështja e personave të zhdukur është prioritet dhe se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes se personave të zhdukur”.
Numri dy i Qeverisë shtoi se ekipi negociator po punon vazhdimisht në këtë drejtim.
“Në këtë drejtim, komisioni do të vazhdojë ta japë kontributin e vet. Kam kërkuar nga komisioni që t’i përgatisë krejt informacionet e deritashme që i ka për këtë çështje dhe ta furnizojë me material delegacionin. Delegacioni Shtetëror tanimë ka krijuar gjashtë grupe punuese dhe një nga këto grupe do të merret ekskluzivisht me çështjen e personave të zhdukur”, njofton Nisma Social Demokrate përcjellë Klan Kosova.